1 perditesime
15:01

Pa fitues në derbin e javës në Drenas

Feronikeli dhe Gjilani kanë luajtur baras 1:1 në kuadër të xhiros së 19-të të Superligës. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas në kushte të papërshtatshme për lojë, pasi në disa pjesë të fushës kishte borë.

Feronikeli e kishte epërsinë në pjesën e parë me golin që e shënoi Adem Maliqi nga afërsia në minutën e 20-të. Gjilani ia doli që të barazojë rezultatin në 1:1 në minutën e 51-të me golin që e realizoi Muhamed Useini. Deri në fund, vendasit dominuan dhe krijuan edhe disa raste shënimi, por nuk ia dolën dhe ndeshja u mbyll 1:1. Me 24 pikë, Feronikeli renditet në vendin e pestë, kurse Gjilani është i katërti me 30 pikë të mbledhura.

13:30

Nikli kalon në avantazh ndaj Gjilanit

Skuadra e Feronikelit ka kaluar në epërsi ndaj Gjilanit, në ndeshjen që po luhet në Drenas në kuadër të xhiros së 19 të Superligës së Kosovës në futboll. Golin e epërsisë për Niklin e realizoi sulmuesi Adem Maliqi nga afërsia në minutën e 20-të.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër që po luhet në Mitrovicë, ndërmjet Trepçës ’89 dhe Arbërisë së Dobrajës, mysafirët janë në epërsi prej minutës së katërt me golin e realizuar nëpërmjet Anes Hotit. Me këto dy ndeshje, do të mbyllet kjo xhiro me të cilën edhe nisi stinori pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.