Sport

Aguero dhe De Bruyne të gatshëm për ndeshjen ndaj Evertonit

Aguero dhe De Bruyne të gatshëm për ndeshjen ndaj Evertonit
Sergio Aguero
 

Manchester City do të jetë pa Ilkay Gundoganin në ndeshjen e radhës në Permier League ndaj Evertonit. Mesfushori gjerman pësoi një lëndim në fitoren ndaj Tottenhamit dhe nuk ka arritur të rikuperohet për këtë ndeshje.

Por liderit të elitës së futbollit anglez, City, nga lëndimi i janë kthyer dy futbollistë. Sulmuesi Sergio Aguero dhe mesfushori Kevin De Bruyne, i janë bashkuar ekipit në stërvitje.