Sport

Muchova befason Bartyn, arrin në gjysmëfinale të “Australian Open”

Foto: AP
 

Karolina Muchova e ka befasuar tenisten numër një në botë, Ashleigh Barty, duke arritur në gjysmëfinale të turneut Grand Slam “Australian Open”.

Për çeken është hera e parë që arrin në një gjysmëfinale të një Grand Slami. Muchova e mposhti australianen Barty me rezultatin 1:6, 6:3 dhe 6:2.