Sport

Unitedi interesohet për Valverden

Unitedi interesohet për Valverden
Foto: AP
 

Manchester Unitedi ka shprehur interesim për mesfushorin e Real Madridit, Federico Valverden kanë njoftuar mediumet angleze të mërkurën.

Bëhet e ditur se Unitedi po synon transferimin e Valverdes në fund të këtij edicioni. Mesfushori uruguaian te Unitedi shihet si zëvendësim ideal për francezin Paul Pogba që pritet të largohet nga “Old Traffordi” këtë verë. Valverde 22-vjeçar, këtë edicion ka treguar paraqitje të mira me fanellën e Real Madridit, duke shënuar tri gola dhe asistuar një herë në 19 ndeshje në të gjitha garat. Reprezentuesi i Uruguait ka kontratë me Realin deri në vitin 2025.