Sport

Pas një kohe të gjatë, Vojvoda pritet të jetë titullar te Torino

 

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda pritet të jetë titullar te Torino që luan të premten ndaj Cagliarit, në kuadër të xhiros së 23-të të kampionatit italian, Serie A.

Vojvoda e ka luajtur ndeshjen e fundit si titullar në fund të vitit të kaluar në humbjen kundër Romës me rezultatin 3:1, ndërsa në gjashtë ndeshjet e fundit shkaku i lëndimit nuk ka luajtur fare.