1 perditesime
20:53

Kosova pëson humbje nga Luksemburgu

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka pësuar humbje të rëndë të enjten mbrëma. Në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, Kosova pësoi nga përfaqësuesja inferiore e Luksemburgut me rezultat 99:89.

Ndeshja ishte e vlefshme për raundin e parë të parakualifikimeve për Botërorin 2023. Kosova ka ende gjasa për të avancuar tutje. I duhet që të shtunën ta mposhtë Sllovakinë dhe të shpresoj në humbje të Luksemburgut nga Islanda, që tashmë ka siguruar vendin e parë në grup dhe avancimin tutje.

Ka pasur shumë probleme në lojën e Kosovës të enjten mbrëma. Dhe në fund fitore të madhe arriti Luksemburgu. Lojtarët e Kosovës kanë pasur shumë gjuajtje të humbura, ndër të tjera.

Më i dalluari te Kosova ishte fundori i natyralizuar, Divine Myles me 21 pikë, 7 kërcime e 5 asistime. Erjon Kastrati realizoi 13 pikë e asistime, kurse kapiteni Dardan Berisha realizoi 12 pikë, 5 kërcime e 6 asistime.

Luksmburgun drejt fitores e udhëhoqi Clancy Rugg me 22 pikë e plot 17 kërcime. Edhe në kërcime është bërë dallimi, ku Luksemburgu kishte 15 më shumë se Kosova.

19:56

Kosova po pëson me nëntë pikë dallim ndaj Luksemburgut pas dy çerekëve

Përfaqësuesja e Kosovës është duke pësuar me nëntë pikë dallim pas dy çerekëve të parë të ndeshjes kundër Luksemburgut.

“Dardanët” janë duke pësuar 55:46, në ndeshjen e Grupit B të fazës paraeliminatore për Botërorin 2023.

Ndeshja është duke u luajtur në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Divine Myles me dhjetë pikë është shënuesi më i mirë në radhët e Kosovës, Alban Veseli nëntë pikë, Drilon Hajrizi gjashtë pikë e Dardan Berisha pesë pikë. Alex Laurent me 16 pikë është shënuesi më i mirë te Luksemburgu.