3 perditesime
14:53

Prishtina vazhdon me fitore, mposht thellë Arbërinë

Futbollistët e Prishtinës kanë shënuar fitore në ndeshjen e parë të xhiros së 20 në Superligën e Kosovës. Prishtina triumfoi thellë si mysafire e Arbërisë me rezultatin 4:0, në duelin e luajtur në fushën me bari sintetik në Ferizaj. Leonit Abazi (9’,20’), Leotrim Kryeziu (37’), Besnik Krasniqi (90’+1) shënuan për triumfin e Prishtinës.

Për Prishtinën, kjo është fitorja e dytë rresht në po aq ndeshje të luajtura në stinorin pranveror që nisi vikendin e shkuar. Me këtë fitore, Prishtina ngrihet në kuotën e 38 pikëve dhe mbetet në pozitën e tretë. Ndërkohë, për Arbërinë kjo është humbja e parë në pranverë pas barazimit në ndeshjen e shkuar në udhëtim te Trepça ’89. Ekipi nga Dobraja është i gjashti në tabelë me 22 pikë të mbledhura.

13:40

Prishtina shënon edhe golin e tretë

Prishtina ka shënuar edhe golin e tretë në pjesën e parë kundër Arbërisë. Pas dy golave të Abazit, në listën e realizatorëve te Prishtina, u shtua edhe Leutrim Kryeziu që shënoi në minutën e 37-të.

13:36

Prishtina dyfishon epërsinë

Skuadra e Prishtinës ka dyfishuar epërsinë ndaj Arbërisë në ndeshjen që po luhet në Ferizaj. Sërish gol për Prishtinën në këtë takim, shënoi Leonit Abazi.

Këtë herë, Abazi shënoi në nga afërsia në minutën e 20-të. Ai mori top nga Alban Shillova pas një kundërsulmi të shpejtë dhe pasi u fut në zonë e mposhti portierin Donat Kaçiu.

13:19

Abazi kalon Prishtinën në epërsi

Leonit Abazi e ka kaluar skuadrën e Prishtinës në epërsi ndaj Arbërisë, në ndeshjen e xhiros së 20-tw të Superligës së Kosovës në futboll, e cila po zhvillohet në fushën me bari sintetik në Ferizaj.

Abazi realizoi një gol të bukur në minutën e nëntë pas një depërtimi nga krahu i majtë. Arbëria – Prishtina është ndeshja hapëse e xhiros së 20 të Superligës dhe e vetmja që po luhet sot.