Sport

Lojtari me karrierë të rreme, i cili ishte afër Championsit

Lojtari me karrierë të rreme, i cili ishte afër Championsit
 

Londër, 19 shkurt (Daily Mail) – Disa njerëz do të provonin gjithçka për t'u bërë lojtarë profesionistë të futbollit. Gregoire Akcelrod e ka provuar këtë. Ai e mashtroi elitën e futbollit të Evropës – duke përfshirë një ekip të Ligës së Kampionëve – duke i dhënë vetes një shans nëpërmjet dërgimit të CV-së false.

Në moshën dhjetëvjeçare, francezi ishte si çdo djalosh i ri me një ëndërr: të bëhej futbollist. Problemi i vetëm ishte se ai ishte i tmerrshëm në futboll. Madje, edhe babai i tij e dinte se Gregorie ishte aq i dobët në futboll saqë ia ndaloi të luante për shkak se ndihej i poshtëruar nga i biri. Megjithatë, Gregorie nuk u dorëzua asnjëherë dhe kur u bë adoleshent i erdhi ideja për t’i mashtruar klubet. Në listën e klubeve të mashtruara nga ai janë edhe ato të Anglisë, Norwichi, Bournemouthi e Swindoni, që i ofruan mundësi të provohej. Mirëpo, kulminacioni i mashtrimit të tij është oferta e CSKA Moskës për të luajtur në Ligën e Kampionëve dhe e gjithë kjo nisi me krijimin e një faqeje të rreme që pretendonte se francezi Akcelrod ishte një yll i ardhshëm futbolli. Duke folur për kujtimin e tij të parë të futbollit, Akcelrod, i lindur në Paris, tha: “Unë luajta ndeshjen time të parë para babait tim në moshën 10-vjeçare. Ishte si një finale e ligës së kampionëve për mua”.