Sport

Alonso po e pret kontratën e re

 

Marcos Alonso është i vendosur që të mbetet edhe për disa edicione te skuadra e Chelseat dhe për këtë arsye është në pritje të kontratës së re. “The Sun” ka raportuar të hënën se Alonso u ka bërë me dije krerëve të klubit londinez se është i gatshëm ta vazhdojë kontratën që i skadon në vitin 2023. Me ardhjen e trajnerit Thomas Tuchel, spanjolli Alonso ka ndërruar mendje dhe po dëshiron të mbetet më gjatë në “Stamford Bridge” pasi është kthyer titullar.

30-vjeçari që më herët kishte hapësirë të vogël te Chelsea, këtë edicion ka një gol në nëntë paraqitje në të gjitha garat. Ai është pjesë e Chelseat prej vitit 2016 kur iu bashkua nga Fiorentina.