Sport

Real Madridi me shumë mungesa ndaj Atalantas

Real Madridi me shumë mungesa ndaj Atalantas
 

Real Madridi ka udhëtuar drejt Italisë me mungesa të shumta. “Mbretërit” do të jenë mysafirë të Atalantas, në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Zinedine Zidane, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për këtë takim. Për këtë ndeshje, madrilenët nuk do të mund të llogarisin në shtatë futbollistë, si Karim Benzema, Sergio Ramos, Eden Hazard, Marcelo, Eder Militalo, Carvajal dhe Valverde.