Sport

Voca stabilizohet te skuadra turke

Voca stabilizohet te skuadra turke
 

Mesfushori i Kosovës, Idriz Voca më në fund është stabilizuar te skuadra turke, Ankaraguçu. Voca 23-vjeçar të hënën mbrëma e kompletoi ndeshjen ndaj Rizesporit, që u mbyll 1:1. Ishte ndeshje e vlefshme për xhiron e 26-të të elitës turke.

Voca ka kompletuar tri ndeshjet e fundit kampionale të Ankaraguçus. Më parë herë ishte startues e herë aktivizohej si zëvendësues. Ka luajtur në 18 ndeshje deri më tani. Stabilizimi në ekipin bazë vjen në moment të mirë për Vocën – para grumbullimit të përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet kualifikuese të Botërori 2022.