Juve mban hapin me skuadrat e Milanos

Juve mban hapin me skuadrat e Milanos
Juventusi ka shënuar fitore me rezultat bindës, 3:0, për të mbetur një hap prapa dy skuadrave të Milanos, Interit dhe Milanit.
Të hënën mbrëma në ndeshjen përmbyllëse të xhiros së 23-të të Serie A, Juventusi fitoi 3:0 ndaj Crotones.
Pas dy golave të Ronaldos në pjesën e parë, rezultatin përfundimtar e vendosi Weston McKennie në minutën e 66-të.
Juventusi i ka 45 pikë nga 22 ndeshje. Renditet i treti. Prinë Interi me 53 pikë nga 23 ndeshje, ndërsa Milani i ka 49 pikë nga 23 ndeshje.
Ronaldo po shkëlqen në ndeshjen ndaj Crotones, Juve udhëheq 2:0 pas pjesës së parë
Superylli Cristiano Ronaldo po shkëlqen në ndeshjen e Juventusit ndaj Crotones. Pas pjesës së parë rezultati është 2:0 në të mirë të kampionit të Italisë.
Ronaldo shënoi për 1:0 në minutën e 38-të, pas asistimit të Alex Sandros. Për 2:0 realizoi gol të bukur me kokë, në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Aaron Ramsey ishte asistues i golit të dytë.
Është kjo ndeshja e fundit e xhiros së 23-të të Serie A.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Fitorja e pestë rresht për Paqaradën

Fitore e rëndësishme për Evertonin

Real Madridi merr vetëm një pikë ndaj Sociedadit

Kasami mund të jetë “përfitues” i situatës kaotike te Baseli

Shumë klube kineze në kolaps financiar

Zgjedhjet në federata kanë ndikim në garën e fortë për kryetar të KOK-ut

Arminia Bielefeld liron Uwe Neuhaus nga detyra e trajnerit
Alaba në bisedime me PSG-në

Rahoveci forcohet me qendrën Daniel

Unitedi dhe Atl.Madrid në garë për Andrea Silvan
Ibrahimoviqi lëndohet sërish, mungon katër ndeshje
