Sport

Berisha, armiku i të gjithëve dhe sulmuesi më i madh i A-Leagues

Berisha, armiku i të gjithëve dhe sulmuesi më i madh i A-Leagues
 

Gazeta e njohur “The Guardian” ka publikuar një shkrim për sulmuesin kosovar Besart Berisha. Berisha, që në fundjavë arriti një shifër të veçantë në futbollin e Australisë, është cilësuar nga “The Guardian” si “armiku i përbetuar i të gjithëve dhe sulmuesi më i madh i të gjitha kohërave i A-Leagues”.

35-vjeçari prej vitit 2019 po luan për Western United në kampionatin e Australisë, ndërsa është përshkruar si futbollist që nuk pranon të jetë i dyti. Në shkrimin e “The Guardian” janë dhënë detaje nga personaliteti i ish-reprezentuesit të Shqipërisë dhe Kosovës.