Sport

Ronaldo arrin shifrën e 25 golave për edicionin e 14-të rresht

Ronaldo arrin shifrën e 25 golave për edicionin e 14-të rresht
 

Me dy golat e shënuar të hënën mbrëma në fitoren 3:0 të Juventusit ndaj Crotones, superylli portugez, Cristiano Ronaldo ka arritur një shifër të veçantë. Për edicionin e 14-të rresht ai ka shënuar 25 apo më shumë gola, raporton “goal.com”.

Në edicionin 2007/08, Ronaldo kishte shënuar 42 gola. Vazhdoi me 26, 33, 53, 60, 55, 51, 61, 51, 42, 44, 28 e 37. Tani i ka 25 gola, ndërsa deri në fund të edicionit 2020/2021 ka edhe shumë ndeshje.