Sport

FFK-ja ende pa organ për zgjidhjen e kontesteve, ndërsa 34 lojtarë dhe trajnerë po i kërkojnë pagat e tyre

FFK-ja ende pa organ për zgjidhjen e kontesteve, ndërsa 34 lojtarë dhe trajnerë po i kërkojnë pagat e tyre
Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) vazhdon të funksionojë pa Dhomën Nacionale për Zgjidhjen e Kontesteve (DHNZK). Edhe pse Komiteti Ekzekutiv i FFK-së kishte marrë vendim më 28 shtator që të themelojë këtë organ që e kanë federatat anëtare të UEFA-s e FIFA-s, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

“KE-ja mori vendim për themelimin e Dhomës Nacionale për Zgjidhjen e Kontesteve (DHNZK), që do të merret me shqyrtimin e ankesave dhe zgjidhjen e kontesteve ndërmjet klubeve dhe lojtarëve”, thuhej në njoftimin e FFK-së të datës 28 shtator.