Sport

Tottenhami kualifikohet në 1/8 e finales të Ligës së Evropës

Tottenhami kualifikohet në 1/8  e finales të Ligës së Evropës
Foto: AP
 

Dele Alli ka shënuar një supergol dhe i asistoi dy të tjerë në fitoren e thellë të Tottenhamit në Ligën e Evropës. Të mërkurën mbrëma, londinezët e drejtuar nga Jose Mourinho siguruan kalimin në 16 skuadrat më të mira të garës evropiane ndaj austriakëve të Wolfsbergerit.

Tottenhami fitoi me rezultatin 4:0 në stadiumin e vet, dhe u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 8:1. Dele Alli i dha avantazhin në minutën e 11-t me shënim të përkryer. Ai në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 50-t, asistoi për Carlos Viniciusin që shënoi për 2:0. Në minutën e 73-t, Alli ishte asistues edhe në golin që e realizoi Gareth Bale, derisa Vinicius e vulosi rezultatin final, 4:0. Vinicius u asistua nga Dane Scarlett që është vetëm 16-vjeçar.