1 perditesime
23:00

Reali fiton ndaj Atalantas fal golit të Mendyt

Me një gjuajtje nga distanca me të djathtën në minutën e 86-të, mbrojtësi i krahut Ferlan Mendy i ka siguruar fitoren Real Madridit në ndeshjen e sotme ndaj Atalantas.

Takimi i parë i 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndërmjet Atalantas e Real Madridit përfundoi me rezultatin minimal 1:0 në të mirë të madrilenëve.

Skuadra italiane ku luan mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, luajti me një futbollist më pak në fushë prej minutës së 17-t. Reprezentuesi zviceran Remo Freuler, ndali në mënyrë të palejuar pikërisht mbrojtësin francez Mendyn në mënyrë të palejuar. Gjyqtari kryesor e vlerësoi Freulerin si lojtarin e fundit. Gjimshiti luajti tërë ndeshjen.

Dueli kthyes Real Madrid – Atalanta do të zhvillohet më 16 mars.

Atalanta 0 - [1] Real Madrid - Ferland Mendy great strike 86' from r/soccer

21:54

Mbyllet baras pjesa e parë mes Atalantas e Real Madridit

Përkundër dominimit në pjesëlojën e parë, skuadra e Real Madridit nuk ka arritur ta thyejë mbrojtjen e Atalantas.

Pjesëloja e parë e ndeshjes së 1/8 së finales të Championsit që po luhet në Bergamo ndërmjet Atalanas dhe Real Madridit, ka përfunduar pa gola. Skuadra italiane prej minutës së 17-të, është me një futbollist më pak pasi Remo Freuler u përjashtua direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes nga prapa ndaj Vinicius Juniorit. Te Atalanta është titullar qendërmbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti.