Sport

Liverpooli favorit për Sanchesin

Liverpooli favorit për Sanchesin
 

Mesfushori portugez Renato Sanches ka gjasa të mëdha të kthehet në Premier League pas katër vjetësh.

Mediumet angleze kanë raportuar të enjten se kampioni i Anglisë, Liverpooli është favorit për transferimin e Sanchesit këtë verë. Në fakt, thuhet se Liverpooli tashëm ka mposhtur konkurrencën e Milanit për të siguruar shërbimet e Sanchesit për të cilin ka insistuar trajneri Juergen Klopp. Për kartonin e tij, Liverpooli pritet të ofrojë rreth 30 milionë euro për Lillen, ekip me të cilin Sanches ka kontratë deri në vitin 2023. Sanches ka treguar paraqitje të mira te skuadra franceze, të cilës iu bashkua në vitin 2019 nga Bayern Munichu. Ai ka një gol e një asistim në 19 paraqitje në të gjitha garat për Lillen kurse karrierë ka bërë edhe Sëansea e Benfica.