Sport

Kloppi merr përgjegjësinë për rezultatet e dobëta

Kloppi merr përgjegjësinë për rezultatet e dobëta
 

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë të premten se atmosfera në klub nuk është më e mira, pas katër disfatave të njëpasnjëshme të “të kuqve” në Premier League.

“Është kohë me të vërtetë sfiduese për këtë ekip”, ka thënë ai. “Duhet ta tregosh fytyrën e vërtetë dhe këtë gjë po e bëjnë djemtë. Jam përgjegjës për atmosferën dhe disponimin po ashtu. Sidoqoftë, jam me disponim të mirë”.