Rashica asiston në fitoren e Werderit

Rashica asiston në fitoren e Werderit
Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica ka kontribuar me asistim në fitoren 2:1 të Werder Bremenit ndaj Eintracht Frankfurtit. Ndeshja hapëse e xhiros së 23-të të Bundesligës u zhvillua të premten mbrëma.
Werderi fitoi me përmbysje të rezultatit. Andre Silva kaloi në epërsi Frankfurtin në minutën e nëntë. Gebre Selassie barazi rezultatin në minutën e 48-të, ndërsa Joshua Sargent shënoi golin e fitores në minutën e 62-të.
Rashica luajti deri në minutën e 86-të, kurse asistoi në golin e barazimit.
Frankfurti është i katërti me 42 pikë, ndërsa Bremeni i 12-ti me 26 pikë. E ka një ndeshje më pak të luajtur.
Rashica asiston për golin e barazimit
Milot Rashica ka asistuar për të barazuar rezultatin në ndeshjen Werder Bremen – Eintracht Frankfurt (1:1).
Në minutën e 48-të, Rashica dha pasim të saktë për Theodor Gebre Selassie që dërgoi topin në rrjetë.
Fillimisht u sinjalizua për pozitë jashtë loje, por pas asistimit të sistemit VAR, goli u pranua.
Rashica godet traversën në ndeshjen ndaj Frankfurtit
Milot Rashica është shfaqur i rrezikshëm në dy situata në ndeshjen në mes të Werder Bremenit dhe Eintracht Frankfurtit.
Werderi i Rashicës po pëson 1:0 pas pjesës së parë. Golin e epërsisë për Frankfurtin e ka shënuar Andre Silva në minutën e nëntë.
Rashica më pas provoi nga një goditje dënimi, por portieri ishte në vend. Reprezentuesi i Kosovës pati rast tjetër. Pas një gabimi të Frankfurtit, Rashica u lirua mjeshtërisht nga dy mbrojtës dhe gjuajti bukur. Por topi qëlloi traversën.
Është kjo ndeshja e parë e xhiros së 23-të të Bundesligës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Hetemaj po i afrohet shifrës së 300 ndeshjeve në Serie A

Jamal Musiala, supertalenti i radhës te Bayerni

Kosova U-17 në futboll arrin në Sofje

Lance Armstrongu po akuzohet se mashtroi edhe me “doping teknologjik”

Penza mposht Prishtinën në sekondën e fundit, kalon në finale

Tusha shënon në humbjen e Denizlisporit

Telashe me formë e hapësirë për shumë futbollistë shqiptarë në Evropë

SHGSK-ja reagon ndaj gjuhës ofenduese të trajnerit Batatina ndaj gazetares Krelani

Klubi i hendbollit Ulpiana siguron garimin në Superligë

Atletico po punon në transferimin e “Suarezit të ri”

Milani insiston për sulmuesin e Real Madridit
