Marseille e ka zyrtarizuar të premten në mbrëmje Jorge Sampaolin si trajner të ri të klubit.
Tekniku argjentinas ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023.
Sipas “French Football News”, ai do t’i marrë me vete në ekip edhe katër anëtarë të stafit me vete.
Sampaoli në të kaluarën e ka drejtuar Kilin dhe Argjentinën, ndërsa në nivel klubesh ka qenë trajner i Sevillas, Santosit dhe Atletico Mineiros në dekadën e fundit.
“Më kanë thënë në tërë jetën se Marseille është pasion. Më kanë treguar edhe për kur ndizen dritat në stadiumin ‘Velodrome’ kur ekipi hyn në fushë. Marseille është klub i njerëzve dhe e kam kuptuar vetë atë gjë. Nuk jemi këtu për t’u fshehur. Jemi këtu për të luajtur fort. Kur e kam marrë ofertën, kam ëndërruar të jem pjesë e qytetit”, ka thënë ndër të tjerash tekniku argjentinas.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.