Sport

Lajm i mirë për tifozët e Kosovës, Rashica po kthehet në formë

Lajm i mirë për tifozët e Kosovës, Rashica po kthehet në formë
 

Prishtinë, 26 shkurt – Me një lëvizje mjeshtërore kaloi një mbrojtës. E kaloi edhe mbrojtësin e dytë, duke shfrytëzuar potencialin e madh teknik. Pasoi një gjuajtje e bukur, por i mungoi fati. Topi në vend se në rrjetë, përfundoi në traversë.

Milot Rashica nuk shënoi të premten mbrëma te Werder Bremeni, por shfaqi formë të lartë në shumë momente. Momentet e magjishme të tij janë lajm i mirëseardhur për tifozët e shumtë të përfaqësueses së Kosovës në futboll.