Sport

Sërish akuza ndaj gjyqtarëve, Idrizi: Trepça ’89 u dënua nga gjyqtari, jo nga Prishtina

Sërish akuza ndaj gjyqtarëve, Idrizi: Trepça ’89 u dënua nga gjyqtari, jo nga Prishtina
 

Trepça ’89 e humbi ndeshjen e parë në shtëpi pas pesë dueleve të njëpasnjëshme pa disfatë. Për humbjen të shtunë në Mitrovicë nga Prishtina, trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, ka thënë se skuadra e tij ishte mjaftë e mirë, por që u dëmtua nga gjyqtari.

“U dënuam nga referi, jo nga Prishtina. Ndikoi direkt në rezultat, sidomos në pjesën e parë. Në pjesën e dytë te Shillova ishte karton i kuq, por gjyqtari kishte ardhur me një qëllim të caktuar. Sa i përket ndeshjes, i përgëzoj lojtarët për angazhimin dhe disiplinën. Jemi të kënaqur me angazhimin e lojtarëve”, ka thënë pas ndeshjes trajneri i mitrovicasve.