1 perditesime
20:51

Fitore e thellë e Vëllaznimit ndaj Pejës

Vëllaznimi e ka bërë edhe më të paqartë garën për ekzistencë në Superligën e Kosovës në basketboll. Në kuadër të xhiros së 21-të, Vëllaznimi të dielën mbrëma në Gjakovë e mposhti Pejën me rezultat të lartë, 82:63.

Emmanuel Omogbo udhëhoqi Vëllaznimin me 14 pikë, 16 kërcime e katër asistime. Ty Nichols i shënoi 25 pikë, kurse i kishte edhe katër kërcime e pesë asistime. Cendrik Council ndeshjen e mbylli me 14 pikë e 15 kërcime.

Te Peja u dallua Brandon Walters me 17 pikë e 17 kërcime. Laron Dendy kishte 19 pikë e tetë kërcime. Kapiteni Dardan Berisha luajti vetëm tetë minuta, ndërsa nuk shënoi pikë.

Vëllaznimi mbetet i fundit por tani i ka 27 pikë, vetëm një më pak se Sigal Prishtina që është e shtata. Peja është e katërta me 32 pikë.

19:45

Rezultat i çuditshëm në ndeshjen Vëllaznimi – Peja

Vëllaznimi është i fundit në tabelë, por po e “shkel” Pejën në ndeshjen e fundit të xhiros së 21-të të Superligës në basketboll.

Pas pjesës së parë të ndeshjes në Gjakovë rezultati është 39:22 në të mirë të Vëllaznimit.

Lojtarët e Pejës kanë pasur plot 24 tentime për tri pikë dhe kanë realizuar vetëm dy prej tyre. Kapiteni i Pejës dhe i Kosovës, Dardan Berisha ka humbur tri tentime për tri pikë dhe dy tentime për dy pikë. Nga pesë tentime për tri pikë i kanë humbur Rron Grapci e Dion Dixon.

Te Vëllaznimi po shquhen basketbollistët amerikanë.