Sport

Real Madridi merr vetëm një pikë ndaj Sociedadit

Real Madridi merr vetëm një pikë ndaj Sociedadit
 

Vinicius Junior ka shënuar gol të vonshëm për të shpëtuar Real Madridin nga disfata. Të hënën mbrëma në ndeshjen përmbyllëse të xhiros së 25-të të La Ligas spanjolle, Reali luajti 1:1 në shtëpi me Real Sociedadin.

Sociedadi po shkonte drejt fitores, por pas një aksioni të rrjedhshëm, Vinicius barazoi shifrat në minutën e 89-të. Ai shënoi pas asistimit të Lucas Vazquezit. Sociedadin në epërsi e kaloi Cristian Portu, që realizoi gol të bukur me goditje me kokë në minutën e 55-të.