Sport

Unitedi insiston për Varanen

Unitedi insiston për Varanen
 

Manchester Unitedi po insiston në transferimin e mbrojtësit të Real Madridit, Raphael Varane. Madje, e përditshmja britanike “Mirror” ka raportuar se Unitedi tashmë ka bërë gati ofertën për ta bindur Realin në lirimin e francezit. Për kartonin e Varanes, Unitedi është i gatshëm të paguajë 50 milionë eurosh.

Te Reali janë të gatshëm ta lirojnë Varanen pasi ende nuk kanë nisur negociatat për vazhdimin e kontratës që i skadon vitin tjetër. Krerët e klubit nga La Liga nuk janë të kënaqur me paraqitjet e Varanet këtë edicion dhe gjasat janë të mëdha që të pranojnë ofertën e Manchester Unitedit.