Sport

Juventusi me fitore bindëse, Ronaldo arrin shifrën e 20 golave

Juventusi me fitore bindëse, Ronaldo arrin shifrën e 20 golave
 

Juventusi ka fituar bindshëm ndaj Spezias, në ndeshjen hapëse të xhiros së 25-të të Serie A.

Ndeshja e së martës mbrëma përfundoi me rezultatin 3:0 në të mirë të kampionit aktual të Italisë. Juve fitoren e siguroi në pjesën e dytë. Alvaro Morata shënoi për 1:0 në minutën e 62-të. Për 2:0 realizoi Federico Chiesa në minutën e 71-të kurse superylli Cristiano Ronaldo realizoi për 3:0 në minutën e 89-të.