Sport

Broja shënon gol, Vitesse në finale të Kupës

Broja shënon gol, Vitesse në finale të Kupës
 

Reprezentuesi i Shqipërisë, Armando Broja po vazhdon të shkëlqejë në futbollin holandez. Ai të martën shënoi gol për Vitessen që arriti sukses të madh duke u kualifikuar në finale të Kupës së Holandës. Në gjysmëfinale e parë të Kupës, Vitesse fitoi 2:0 ndaj VVV-Venlos.

Broja shënoi për 1:0 në minutën e 75-të. Për 2:0 shënoi Oussmana Tannane në minutën e 84-t. Në finale, Vitesse takohet me Heerenveenin apo Ajaxin. Ndeshja e dytë gjysmëfinale është të mërkurën kurse finalja e Kupës më 18 prill. Meritan Shabani e kompletoi ndeshjen te Venlo. Broja 19-vjeçar, ka nëntë gola e dy asistime në 20 paraqitje në Eredivisie. Në ndeshjet për Kupë ka shënuar një gol në tri paraqitje. Supertalenti është i huazuar te Vitesse nga Chelsea.