Sport

Zymer Bytyqi asistoi për Sokol Çikalleshin në barazim te Bashakshehiri

Zymer Bytyqi asistoi për Sokol Çikalleshin në barazim te Bashakshehiri
 

Zymer Bytyqi hyri si zëvendësues në vend të sulmuesit Erdon Daci në minutën e 62-t. Bytyqi më pas asistoi në golin që e shënoi Sokol Çikalleshi.

Skuadra e Konyasporit barazoi në udhëtim te Bashakshehiri 1:1, në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën gjatë ditë, e që i takoi xhiros së 28 në Superligën e Turqisë. Bytyqi asistoi për Çikalleshin në minutën e 79-t, dhe ishte goli i epërsisë për skuadrën vizitore. Por, pesë minuta para fundit, Demba Ba i barazoi shifrat dhe vulosi rezultatin final të takimit. Ishte asistimi i tretë i Bytyqit në shtatë ndeshje të elitës së futbollit të Turqisë. Ndërkohë, për sulmuesin e Shqipërisë, Çikalleshin, ishte goli i katërt në 21 takime sa i ka zhvilluar ai. Konyaspori është në mesin e tabelës me 32 pikë të grumbulluara.