Sport

Klopp mund t’ua ndalojë lojtarëve që të grumbullohen me përfaqësueset nëse detyrohen të karantinohen

Klopp mund t’ua ndalojë lojtarëve që të grumbullohen me përfaqësueset nëse detyrohen të karantinohen
 

Trajneri Juergen Klopp ka thënë se Liverpooli nuk do t’i lirojë lojtarët për detyrat ndërkombëtare këtë muaj nëse klubit i kërkohet që t’i karantinojë për dhjetë ditë pas kthimit, ka shkruar “The Guardian” të mërkurën.

Nën kufizimet e qeverisë britanike, Liverpooli do t’i humbasë disa lojtarë me ndikim për dhjetë ditë pas pushimit të ardhshëm ndërkombëtar. Brazilianët Alisson Becker, Fabinho e Roberto Firmino, si dhe portugezi Diogo Jota, do të luajnë ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” në vendet që gjenden në listën e kuqe të udhëtimit të Britanisë së Madhe – Brazil, Kolumbi e Portugali – dhe do të duhet që pas kthimit të karantinohen në një hotel të miratuar nga qeveria për dhjetë ditë.