Sport

Kaos, skandale dhe zemërim në prag të zgjedhjeve presidenciale te Barcelona

Kaos, skandale dhe zemërim në prag të zgjedhjeve presidenciale te Barcelona
 

Barcelonë, 3 mars – Pak njerëz do ta kenë zili njeriun e zgjedhur për të qenë presidenti i ri i FC Barcelonës, ka shkruar të mërkurën CNN-ja. Zgjedhjet e ardhshme - që do të mbahen të dielën, vetëm disa ditë pasi katër zyrtarë të lartë u arrestuan - janë pa dyshim më të rëndësishmet në historinë e klubit dhe vijnë në një kohë krize që duket se po thellohet çdo ditë. Borxhet historike, të raportuara nga gazeta spanjolle “El Mundo”, që mund të jenë më shumë se një miliard dollarë, e detyruan Barcelonën të bëjë disa prej shitjeve të figurave më të rëndësishme të ekipit në afatin kalimtar të verës.

Rindërtimi i skuadrës nuk ka dhënë rezultat deri më tani dhe goditja e fundit e rëndë për Barcelonën është humbja e thellë 4:1 nga Paris Saint-Germaini, është një nga shumë dhimbjet e kokës me të cilat përballet presidenti i ardhshëm i klubit.