Sport

Gjilani zhvendoset në fushën me bar sintetik, Drita e vendosur të luajë në stadiumin e qytetit

Foto: Driton Paqarada/KOHA

Prishtinë, 3 mars – Skuadra e Gjilanit është zhvendosur nga stadiumi i qytetit përkohësisht. Gjilanasit kanë vendosur që ndeshjen e xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll kundër Arbërisë ta luajnë në fushën me bar sintetik që ndodhet në këtë qytet.

Kjo do të jetë hera e dytë këtë edicion që Gjilani nuk do të luajë si vendas në stadiumin e vet, ndërsa e para në kuadër të kampionatit. Drejtori i Gjilanit, Sevdail Robelli, ka thënë për KOHËN të mërkurën se për shkak të gjendjes jo të mirë të fushës në stadiumin e qytetit kanë qenë të detyruar të zhvendosen në fushën me bar sintetik. Robelli theksoi se fusha me bar sintetik është e licencuar nga Komisioni i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe vendimi aktual vlen vetëm për duelin ndaj Arbërisë, që do të zhvillohet të shtunën nga ora 13:00. Ndërsa, sa i përket ndeshjeve të tjera, Robelli ka thënë se do të vlerësohet gjendja e fushës së stadiumit.