Sport

Valon Berisha asistues në golin e fitores

Valon Berisha asistues në golin e fitores
 

Reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha, ka asistuar në golin e dytë dhe të fitores së Reimsit në udhëtim te Nantesi.

Reimsi fitoi me rezultatin 2:1 në kuadër të xhiros së 28-t në elitën e futbollit francez të mërkurën në mbrëmje. Berisha, që ishte titullar në këtë duel, asistoi për mbrojtësin Yunis Abdelhamid në minutën e 89-t. Ishte asistimi i tretë i sezonit në elitën e futbollit francez në 22 ndeshje. Te Reimsi nga minuta e parë luajti edhe sulmuesi i krahut, Arbër Zeneli. Reprezentuesi tjetër i Kosovës, Zeneli, luajti deri në minutën e 46-t. Reimsi është në vendin e 12-t me 34 pikë.