Sport

Mërgim Berisha, në finale me Salzburgun

Mërgim Berisha, në finale me Salzburgun
 

Mërgim Berisha ka shënuar gol në fitoren e Salzburgut 4:0 në udhëtim te Sturm Grazi.

Berisha e shënoi golin e tretë dhe luajti deri në minutën e 82-t. Skuadra e Salzburgut të mërkurën në mbrëmje, njëherësh e siguroi edhe kalimin në finalen e Kupës së Austrisë. Nga minuta e 82-t te skuadra e Salzburgut u inkuadrua Albert Vallçi. Te Sturm Grazi, Bekim Balaj ishte në bankën rezervë dhe nuk u inkuadrua, ndërsa mesfushori kosovar Dardan Shabanhaxhaj hyri në lojë në minutën e 76-t.