Sport

Unitedi barazon pa gola në udhëtim te Crystal Palace

Unitedi barazon pa gola në udhëtim te Crystal Palace
Foto: AP
 

Manchester Unitedi ka bërë një tjetër gabim në luftën për titull. “Djajtë e kuq” të mërkurën në mbrëmje në kuadër të xhiros së 29-t në Premier Leaguen e Anglisë, barazuan në udhëtim te Crystal Palace, 0:0. Vizitorët e patën dominimin në posedimin e topit dhe krijuan disa mundësi të mira shënimi, por nuk shënuan.

Nga ana tjetër, vendësit, gjuajtjen e parë në kornizën e portës e patën në fillim të pjesës së dytë. Me këtë barazim, Unitedi mbetet 14 pikë prapa liderit dhe rivalit lokal, Manchester City. Të dyja këto ekipe do të luajnë mes vete të dielën.