Sport

Schalke barazon pa gola me Mainzin, Mustafi kompleton ndeshjen

 

Qendërmbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, mori një pikë me Schalken të premten në mbrëmje pasi barazoi me Mainzin. Mustafi luajti në tërë ndeshjen, ndërsa skuadra e tij bën pikë dyshifrore në edicionin aktual. Është në vendin e fundit me 10 pikë, ndërsa Mainzi, dy pozita më lartë me 18 pikë.

Takimi i xhiros së 24-të në Bundesligën e Gjermanisë, që u zhvillua në Veltins Arena në Gelsenkirchen, përfundoi pa gola.