Sport

Kapiteni besnik i Trepçës ‘89, “Muli”, i cili synon daljen në Evropë

Prishtinë, 6 mars – Trepça ‘89 është ndër skuadrat me rezultatet më të mira në stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll. Fitorja 2:1 të premten kundër Besës në Pejë ka bërë që mitrovicasit të largohen edhe më shumë nga pjesa e poshtme e tabelës, për t’i ikur zonës së rënies nga elita. “Minatorët” i morën tri pikë të arta ndaj pejanëve, falë golit të dytë që e realizoi Muharrem Jashari, që në fund doli të jetë vendimtar. Ndërkohë, golin e parë e shënoi Robert Rrahmani.

Kapiteni i ekipit mitrovicas, Muharrem Jashari, ka thënë për KOHËN se pas triumfit ndaj Besës janë më të qetë për vazhdimin e kampionatit. Mesfushori ofensiv, që përdoret si “joker” nga trajneri Shpëtim Idrizi edhe në pozitat e tjera defensive, thekson se rezultatet pozitive të Trepçës ‘89 nuk janë befasi. Sipas tij, tek ekipi mitrovicas kanë punuar shumë për këto rezultate.