Sport

Goli i parë me Dritën i jep forcë Alidemës për ndeshjet e radhës

Goli i parë me Dritën i jep forcë Alidemës për ndeshjet e radhës
 

Gjilan, 7 mars – Është pjesë e Dritës që nga shtatori i vitit të kaluar, kur u huazua nga klubi kroat, Slaven Belupo. Por golin e parë me ekipin nga Gjilani e ka shënuar vetëm pas gjashtë muajve.

Bëhet fjalë për Festim Alidemën, i cili të dielën u bë “hero” i kampiones në fuqi, Dritës. Alidema u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe në kohën shtesë ia siguroi fitoren Dritës kundër Feronikelit. Goli i Alidemës, përveç tri pikëve, pati vlerën edhe të pozitës së parë, pas 23 ndeshjeve të zhvilluara.