Sport

Ramadani asiston në fitore

Ramadani asiston në fitore
 

Reprezentuesi i Shqipërisë, Ylber Ramadani ka asistuar në fitoren 2:0 të Vejles ndaj Odenses. Ndeshja e elitës daneze u luajt të dielën dhe përfundoi 2:0 në të mirë të Vejles. Ramadani asistoi për golin e dytë, në minutën e 89-të.

Ylber Ramadani e Arbnor Muçolli startuan te Vejle. Muçolli u zëvendësua me Lundrim Hetemin në minutën e 76-të. Bashkim Kadriu luajti prej minutës së 79-të te Odense. Vejle mban vendin e tetë me 24 pikë nga 20 ndeshje.