Sport

Milani “blindon” yllin e skuadrës

 

Zlatan Ibrahimoviqi dëshiron ta vazhdojë kontratën me Milanin. Sulmuesi suedez ka nisur bisedimet me klubin “kuqezi” tash e disa kohë.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit i kanë ofruar Ibrahimoviqit, kontratë një-vjeçare me pagë prej shtatë milion euro në sezon, kontratë që do të pranohet nga lojtari.