2 perditesime
15:03

Feronikeli ia ndal Prishtinës serinë pa humbje

Feronikeli ka fituar 2:0 ndaj Prishtinës në xhiron e 25-të të Superligës së Kosovës duke ia ndalur serinë prej 18 ndeshjesh pa humbje.

Simonovski realizoi dy golat për fitoren e ekipit të Klodian Duros.

14:38

Feronikeli dyfishon epërsinë ndaj Prishtinës

Feronikeli e ka dyfishuar epërsinë në Drenas në ndeshjen ndaj Prishtinës. Skuadra e drejtuar nga Klodian Duro e shënoi golin e dytë nga penaltia.

Leotrim Bekteshi ndali në mënyrë të palejuar Simonovskin në minutën e 74-të dhe shkaktoi penallti e u ndëshkua me karton të verdhë.

Nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte maqedonasi Simonovski që realizoi për 2:0.

Ndërkohë, Argjend Malaj i Feronikelit u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 78-të dhe u përjashtua nga loja.

Llapi në duelin tjetër të së shtunës ka realizuar edhe dy gola tjerë në pjesën e dytë. Valmir Veliu në minutën e 59-të nga penalltia dhe Arbnor Ramadani në minutën e 81-të i realizuan dy golat e fundit.

13:53

Simonovski shënon golin e avantazhin për Feronikelin

Marko Simonovski ka shënuar në fundin e pjesës së parë për Feronikelin.

Pjesa e parë e takimit të xhiros së 25 ndërmjet Feronikelit e Prishtinës përfundoi me rezultatin 1:0.

Ndeshja është duke u luajtur në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. Të dyja ekipet patën mundësi shënimi në pjesën e parë.


Llapi fiton thellë ndaj Besës

Llapi ka fituar thellë ndaj Besës në xhiron e 25-të të Superligës së Kosovës, 4:1.

Në Pejë, te Llapi golat i realizuan Edon Sadriu, Engjëll Hoti, Valmir Veliu dhe Arbnor Ramadani.

Ardit Tahiri shënoi golin e vetëm te Besa.