Sport

Prishtina ndal serinë e Trepçës

Foto: Ilustrim
 

Sigal Prishtina ia ka shkaktuar skuadrës së Trepçës humbjen e parë pas pesë fitoreve rresht. Të shtunën, Prishtina e mposhti Trepçën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë me rezultatin 85:80, në ndeshjen që i takoi xhiros së 23 në Superligën e Kosovës në basketboll.

Për Prishtinën kjo është fitorja e tretë rresht në kampionat, që e ngrit në kuotën e 32 pikëve, sa i ka edhe Trepça. Nigel Johnson me 24 pikë, nëntë asistime e gjashtë kërcime ishte më i dalluari te Prishtina kurse me pikë dyshifrore në këtë fitore, kontribuuan edhe Tevin Mack (21), Fisnik Rugova (17) e Daniel Lekndreaj (11). Te Trepça, më efikasit ishin Ivan Koljeviq e Drilon Hajrizi që regjistruan “double-double”. Hajrizi pati 20 pikë e 18 kërcime derisa Koljeviq 20 pikë e 13 asistime.