Ylli brazilian, Neymar po vazhdon negociatat me Paris Saint-Germainin, për vazhdimin e kontratës.
Mediat franceze kanë raportuar të shtunën se sulmuesi është në bisedime të avancuara me kampionin e Francës.
Ylli brazilian ka kontratë me PSG-në, deri në vitin 2022. Klubi parisien thuhet se i ka ofruar kontratë katër-vjeçare por me ulje të pagës.
29-vjeçari është shprehur i gatshëm të mbetet në Paris. Ai është pjesë e klubit francez që nga viti 2017 kur u transferua nga Barcelona.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.