Sport

Chelsea kërkon 20 milionë euro për Emersonin

Chelsea kërkon 20 milionë euro për Emersonin
 

Mbrojtësi i krahut të majtë, Emerson Palmieri mund të largohet nga Chelsea këtë verë nëse ekipi londinez merr një ofertë prej 20 milionë eurosh.

Mediumet angleze kanë raportuar të dielën se Chelsea tashmë ka caktuar çmimin e Emersonit, të cilin e vlerëson 20 milionë euro dhe është e gatshme ta lë të lirë pasi nuk bën pjesë në planet e shtabit teknik. Emerson 26-vjeçar këtë edicion ka 11 paraqitje me Chelsean, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2022. Ai është pjesë e Chelseat prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Roma. Së fundi, interesim për transferimin e Emersonit, kanë treguar skuadrat nga Serie A, Interi dhe Napoli. Emerson gjithashtu ka edhe 12 paraqitje me Italinë.