Sport

Dy lojtarëve të PSG-së ia grabisin shtëpitë teksa po luanin ndeshjen ndaj Nantes

 

Angel di Maria dhe Marquinhos kanë përjetuar tmerrin mbrëmjen e djeshme teksa ishin në fushë për ndeshjen ndaj Nantes, të cilën Paris Saint Germain e humbi në fund me rezultat 1:2.

Di Maria u zëvendësua në minutën e 62-të, menjëherë pasi drejtori sportiv Leonardo lajmëroi trajnerin Pochettinon se shtëpia e lojtarit është grabitur, ndërsa familja e tij ishte brenda.