Sport

Leedsi ka kthyer sytë kah Allegri

 

Trajneri italian Massimiliano Allegri ka gjasa të mëdha që sezonin e ardhshëm ta marrë drejtimin e skuadrës së Leeds Unitedit, që bën gara në Premier League. Mediumet angleze kanë njoftuar të hënën se drejtuesit e Leedsit kanë filluar të mendojnë për Allegrin pasi nuk janë të sigurt nëse argjentinasi Marcelo Bielsa do ta rinovojë kontratën që i skadon në fund të këtij sezoni.

Te Leedsi po e shohin Allegrin si njeriun e duhur për ta zëvendësuar Bielsan. Allegri është i papunë prej verës së vitit 2019 kur u largua nga Juventusi, ekip me të cilin fitoi gjashtë herë rresht titullin e kampionit në Serie A.