Sport

Kosova U21 publikon listën për miqësoren me Katarin

 

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Michael Nees ka publikuar të hënën listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore që do t’i luajë këtë muaj kundër Katarit, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Në listën e tij, Nees ka përfshirë 25 futbollistëve. Miqësoret kundër Katarit do të zhvillohen në Doha, më 26 dhe 29 mars kurse Kosova do të niset në mbrëmjen e datës 21 mars. Në njoftimin e FFK-së, thuhet se këto dy miqësore me Katarin, do ti shërbejnë përzgjedhësit Nees për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen kualifikuese të Evropianit 2023 kundër Andorrës, që luhet më 8 qershor në Prishtinë.