Sport

Ibra mbetet te Milani

 

Zlatan Ibrahimoviq është në fazën e fundit të bisedimeve me Milanin për vazhdimin e kontratës. Mediat italiane kanë raportuar të martën se sulmuesi i “kuqezinjve”, është pajtuar me kushtet e ofruara nga klubi italian. Ibrahimoviq do të mbetet te Milani deri në vitin 2022, me mundësi vazhdimin edhe për një vit. 39-vjeçari këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar 14 gola.

Ai është pjesë e Milanit që nga viti 2020. Në të kaluarën ka luajtur për skuadra si Manchester Unitedi, PSG-ja, Barcelona, Interi, Juventusi dhe Ajaxi.