Sport

Selmani rrezikon grumbullimin e marsit

 

Sulmuesi Astrit Selmani mund ta humbë grumbullimin me Përfaqësuesen e Kosovës për ndeshjet e marsit. Rastet e shumta me Covid-19 te skuadra e Hammarbyt ku aktivizohet Selmani kanë bërë që të gjithë anëtarët e ekipit elitar të Suedisë të karantinohen. 16 futbollistë të Hammarbyt kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus të martën dhe drejtuesit e klubit menjëherë kanë ndërmarrë masa për të parandaluar përhapjen e virusit.

“Astriti është ende në karantinë me pjesën tjetër të ekipit. Ai nuk ka asnjë simptomë dhe të gjithë mund të dalin nga karantina të premten”, ka thënë për KOHËN të mërkurën, menaxheri i Astritit.