Sport

Bashkimi kthehet te fitorja, mposht Vëllaznimin

 

Skuadra e Bashkimit ka regjistruar fitoren e parë pas një serie prej katër humbjeve rresht në Superligën e Kosovës në basketboll.

Bashkimi të mërkurën në Gjakovë, ka triumfuar ndaj Vëllaznimit me rezultatin 69:61 në kuadër të xhiros së 24. Me këtë fitore, Bashkimi ka tubuar 35 pikë derisa Vëllaznimi që regjistroi humbjen e dytë rresht zë vendin e fundit, me 31 pikë të mbledhura. Julian Hamati ishte më i dalluari te Bashkimi pasi ndeshjen e mbylli me “double-double” prej 22 pikëve e 13 kërcimeve. Te Bashkimi, lojë të mirë treguan edhe Millosh Latkoviq (13) e Musab Mala (12). Në anën tjetër, te skuadra e Vëllaznimit më efikasi ishte qendra Emmanuel Emogbo me 15 pikë e tetë kërcime.